Nuk është një sekret në kryeqytetin spanjoll se nëse do të varej nga Carlo Ancelotti, atëherë Real Madridi do të kishte sjellë përforcime të reja gjatë afatit kalimtar të janarit.
Nuk është një befasi se një trajner shtyn për më shumë opsione në skuadrën e tij, por pak prej tyre janë ballafaquar me një krizë lëndimesh si në ‘Valdebebas’.
Ndonëse ndodhi kjo, drejtuesit e klubit vendosën që të mos transferojnë lojtarë të rinj gjatë afatit kalimtar dimëror, pasi kështu ka qenë politika e tyre në vitet e fundit.
Ky vendim nuk u mor as nga komiteti sportiv tek Real Madridi. Drejtori gjeneral Jose Angel Sanchez, shefi i skautëve Juni Calafat dhe drejtori sportiv Santiago Solari kanë të drejtë të përfshihen në marrjen e vendimeve.
Por, përgjigja finale vjen nga presidenti Florentino Perez. Cadena SER ka raportuar se ishte Perez ai i cili ia mbylli derën transferimeve në janar.
Perez ka vendosur të mos bëjë biznes në janar për shkak të gjendjes financiare të klubit.