Artisti kroat Tomislav Horvat nuk është personi i parë që krijon skulptura nga shkrepset, por ai mund të jetë më ambiciozi. Ai fillimisht krijoi skulptura shumë më të vogla, por në vitin 2013, ai ndërmori një sfidë më të rëndësishme të realizonte një skulpturë të personazhi ikonë, Don Vito Corleone që luhet nga aktori i mirënjohur Al Pacino në filmin ‘Godfather’. Për agjencinë e lajmeve Reuters ai tregon se çfarë skulpturash ka realizuar ndër vite.
“Për momentin kam përfunduar tre skulptura, jam duke punuar për të katërtën, skulptura ime e parë ka përfunduar në vitin 2013, e quajtur “Godfather ”, të cilën e kam punuar një vit e gjysmë dhe ka 117 mijë shkrepëse. E dyta është skulptura e quajtur “Pianisti” me 210 mijë shkrepse dhe skulptura e tretë është një “Njeriu i dëshpëruar”, të cilin e kam punuar për një vit e gjysmë dhe ka 54 mijë shkrepëse”.
Horvat ka ekspozuar veprat e tij në galeri të ndryshme, por nuk janë në shitje. “Skulpturat nuk janë në shitje për momentin, skulpturat i kam ekspozuar në fund të vitit të kaluar. Ekspozitën time të fundit e kam pasur në galerinë Oblok në Zagreb”.