Planet e Real Madridit për të ardhmen varen nga rezultatet, me pozitën e Carlo Ancelotitt që lidhet me fitimin e La Ligas ose Ligës së Kampionëve sipas Defensa Central.
Ndonëse klubi ka besim të plotë tek italiani, ata gjithashtu po eksplorojnë alternativa të tjera në rast largimi të tij.
Xabi Alonso është një kandidat i fortë për shkak të lidhjeve të tij me Madridin dhe punës që po bën tek Bayer Leverkuseni.
Sidoqoftë, spanjolli dëshiron që e ardhmja e tij të vendoset para muajit maj, diçka që mund të mos përshtatet me planet e klubit.