E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024
6.8 C
Skopje

Asnjë marrëveshje për rinovimin me Bayern, mesfushori gjerman pranë rikthimit në Premier

Mesfushori gjerman Leroy Sane është pranë rikthimit në Premier League. Lajm që konfirmohet nga “Bild”. Kontrata e anësorit 28-vjeçar me Bayern Munich skadon në fund të sezonit.

Për momentin nuk ka asnjë lajm për rinovimin e saj, ndaj lojtari mund të largohet me koston zero verën e ardhshme. Për Sane është interesuar Arsenal, që synon një goditje të bujshme në merkato.

Sane ka luajtur edhe më parë në Premier League, me Manchester City. Skuadra e Arsenal është vënë prej kohësh në ndjekje të Sane, që duket se është gati të rikthehet në Angli.

Bayern pritet të bëjë një ofertë për Sane muajt në vijim, por duke parë situatën vështirë se do të ketë një marrëveshje. Duket se marrëdhënia është ftohur kohtë e fundit, ndaj largimi duket i pashmangshëm.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm