E mërkurë, 19 Mars, 2025
3.8 C
Skopje

”Atak ndaj Kuvendit nga ekzekutivi” kështu e quan opozita interpelancën që do të mbahet nesër ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

“Mënyra se si është hartuar interpelanca është shembull klasik i shkeljes së drejtpërdrejtë dhe të rëndë të parimit kushtetues të shtetit të së drejtës dhe veçanërisht të ndarjes së pushteteve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. Qeveria e udhëhequr nga Mickoski vetëm po demonstron qëllimin e saj keqdashës për partizim të plotë dhe kontroll politik mbi sistemin gjyqësor të këtij vendi”, tha Ana Çupeska, nënkryetare e LSDM-së.

Ndryshe nesër me interes por pritet se si do të rrjedhë senaca në Kuvend meqë në të njëjtën kohë Seancë do të mbajë Këshilli gjyqësor.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski është arsyetuar më herët se datat kanë përkuar rastësisht. Ai tha se nuk e di nëse ndonjë nga pesë anëtarët do të vendosë të shkojë në Kuvend, por nëse kjo ndodh, seanca e nesërme do të ndërpritet.

“Nuk e di se cili prej tyre ka vendosur të shkojë të ushtrojë të drejtën e tij për t’iu drejtuar Kuvendit. Nëse dikush ka vendosur, siç thashë, ne do ta ndërpresim seancën këtu, do t’i japim mundësi kolegut të shkojë në Kuvend për të dhënë deklaratë atje, atëherë do të presim të kthehet dhe do të vazhdojmë me punën tonë”, u shpreh Aleksandar Kamobvski, kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Interpelancat u dorëzuan nga shumica, pasi raporti për punën e Këshillit Gjyqësor nuk u votua në parlament. Interpelanca janë dorëzuar për Vesna Damevën, Selim Ademi, Pavlina Cërvenkovski, Milazim Mustafa dhe Tanja Çaçarova Ilievskën. Edhe nëse nesër votohet interpelanca, anëtarët e këshillit në fund do të vendosin vetë nëse do të japin dorëheqje apo jo.(Alsat.mk)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm