NASA dhe Boeing do krijojnë një model avioni të quajtur X-66A si pjesë e një projektit të përbashkët. Gjigantët e hapësirës ajrore të SHBA-së duan të ndërtojnë, testojnë dhe të nxjerrin në fluturim një avion që redukton emetimet deri në 2030. Modeli mbi të cilin po punojnë NASA dhe Boeing mund të zvogëlojë konsumin e karburantit dhe emetimet deri në 30% krahasuar me avionët e sotëm. Modeli i ri i avionit quhet koncepti Transonic Truss-Braced Wing, i cili mbështetet në krahë të zgjatur e të hollë të stabilizuar nga shirita diagonale që lidhin krahët me avionin.
Forma e dizajnit krijon më pak tërheqje, që do të thotë djegie me më pak karburant. Fluturimi i parë testues i këtij avioni do të bëhet në vitin 2028 ndërsa NASA shpreson që një ditë teknologjia t’i shërbejë rreth gjysmës së tregut nëpërmjet avionëve me një rresht me distanca të shkurtra dhe të mesme. Sipas NASA-s, linjat ajrore mbështeten kryesisht në avionë me një rresht, të cilët përbëjnë gati gjysmën e emetimeve të aviacionit në mbarë botën. Boeing vlerëson se kërkesa për avionin e ri me një rresht do të rritet me 40,000 avionë midis 2035 dhe 2050 citon CNN.