E shtunë, 24 Maj, 2025
14.8 C
Skopje

Aytekin s’i bie pishman, thotë se nuk i bëri hile Shqipërisë

Pas gjykimit të tij në ndeshjen Shqipëri-Izrael, të gjithë tifozët e akuzuan atë si një nga shkaktarët kryesorë që çoi në humbjen ndaj Izraelit 0-3. Kjo për shkak të dy  kartonëve të kuq që ai i dha Gjimshitit dhe Berishës, shoqëruar me penallti, duke e lënë në këtë mënyrë kombëtaren si kurrë më parë në atë gjendje. Pak minuta më pas tifozët e sulmuan në Facebook, gjyqtarin turko-gjerman, Deniz Aytekin me ofendime dhe akuza dhe e detyruan atë ta mbyllë adresën e tij në Facebook. Së fundi ai e ka rihapur këtë adresë, duke bërë edhe një sqarim publik se pse veproi ashtu në ndeshjen Shqipëri-Izrael dhe pse e mbylli adresën e tij në Facebook. Konkretisht ai e pranon se e ka mbyllur adresën e tij në Facebook, si një masë mbrojtëse ndaj sulmeve ofensive që erdhën në adresë të tij pas ndeshjes Shqipëri-Izrael. Por që në ardhmen çdo sulm ndaj tij apo sharje do të bllokohet bashkë me përdoruesit që kanë bërë këto ndërhyrje. Për sa i përket ndeshjes Shqipëri-Izrael, gjyqtari thotë se pasi e ka riparë videon edhe njëherë të plotë, konfirmon se pa përjashtim të gjitha vendimet e tij kanë qenë të drejta, pasi sipas tij veprimi i Gjimshitit apo goditja e portierit Berisha padyshim çon në karton të kuq.

Arsyetimi i referit Aytekin në Facebook

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm