E mërkurë, 18 Qershor, 2025
29.8 C
Skopje

Azir Aliu zgjidhet ministër i Shëndetësisë, Mickoski thotë se ka pritje të mëdha nga ai

Me 65 vota “për”, 15 “kundër” dhe asnjë të përmbajtur, Kuvendi sot pasdite e votoi Azir Aliun ministër të ri të Shëndetësisë në vendin e Arben Taravarit i cili kohë më parë dha dorëheqje nga funksioni i ministrit.

Kryeministri Hristian Mickoski paraprakisht në arsyetimin e propozimit për Azirin theksoi se beson që energjia dhe njohuria e tij do të sjellin dimension të ri në menaxhimin me sistemin shëndetësor.

“Doktor Aliu është doktor i shkencave informatike. Profesor, njeri i cili me vite merret me menaxhim të sistemeve, të të dhënave dhe zgjidhjeve digjitale. Në kohë kur disa shtet me një klikim marrin diagnozë, ne ende vrapojmë. Është koha që kjo të ndryshojë. Dhe mu për këtë arsye besojmë se energjia dhe njohuria e tij do të sjellin dimension të ri në menaxhimin me sistemin shëndetësor. A do të jetë lehtë? Jo. Nuk do të jetë. Por a është e mundur? Po. Sepse tashmë treguam se mundet. Kaluan më pak se një vit, ndërkaq  po ndjehet dallimi. Filluam me skroning programe, i ulëm listat e pritjes, vendosëm barëra të reja në listën pozitive, ndërkaq paralelisht punuam në ndryshime ligjore që do të sjellin rend sistematik. Njëkohësisht, po përgatiten edhe porjekte infrastrukturore, ndërtimi dhe ripërtëritja e institucioneve shëndetësore, por edhe digjitalizimi  i cili do të parandalojë keqpërdorime. Do të mundësojë që secili pacient të ketë evidencë, shërbim dhe qasje drejt sistemit. Në këtë proces doktor Aliu do të ketë mbështetje të fuqishme nga unë si kryetar i Qeverisë, por edhe p0ërgjegjësi të fuqishme personale. Pritjet nga ai janë të mëdha, ndërsa kohën nuk e kemi aleat”, tha kryeministri Mickoski.

Azir Aliu është elektroinxhinier i diplomuar dhe doktor i shkencave informatike i cili për momentin e kryen funksionin e profesorit të rregullt në Fakultetin për shkenca kompjuterike dhe teknologji pranë Universitetit të EJL-së në Tetovë. Aliu ishte ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës në vitin 2023 dhe 2024, ndërkaq, në pajtim me biografinë e parashtruar, ishte edhe në pozicione të tjera të larta përgjegjëse.

Aliu është pjesë e Aleancës për shqiptarët e cila mbeti në VLEN pas dorëheqjes së Arben Taravarit më 15 maj të këtij viti dhe vendimit të tij për të kaluar në opozitë

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm