Shkruan: Ruzhdi Matoshi
Badinteri është mekanizëm kushtetues që definon votimin e dyfishtë në organet legjislative, ku përveç shumicës absolute, duhet të votojnë me shumicë edhe deputetët, të cilët nuk janë pjesë e komunitetit maqedonas, aty ku me ligje preken çështje të tilla si: përfaqësimi, gjuha, arsimi, kulutura dhe çështjet religjionit të popujve joshumicë në shtet (popujve me përfaqësim në hartën demografike të shtetit dhe komunave, mbi 20 për qind), me çrast në nivel komunal, kjo vlen edhe për komunitetin maqedonas, në të tilla komuna ku nuk janë shumicë, por janë mbi 20% si popullatë.
Ky mekanizëm kushtetues erdhi në fuqi ekzekutive, si rezultat i luftës së vitit 2001, e cila prodhoi Marrëveshjen e Ohrit brenda së cilës u inkorporua edhe mekanizmi i Badenterit (mbrojtja e komunitetit shqiptarë nga majorizimi institucional).
Deputetët e koalicionit qeveritar nga komuniteti maqedonas, kanë ngritur një propozim-ligj me përmbajtje të ndryshimit të punës së Inspektoratit të përdorimit të gjuhëve, i cili propozim ë-ligj përfshinë 7 inspektorë, ku parasheh që këta inspektorë të dërgohen në Ministri të Drejtësisë, si nëpunës shtetëror, në mënyrë që të mos kenë ndikim mbi zbatimin e gjuhës shqipe në institucione të vendit. Me pak fjalë, ky propozim-ligj parasheh zhbërjen e këtij institucioni të rëndësishëm për implementimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.
Përderisa ndryshimet kushtetuese të vitit 2001 erdhën si rezultat i luftës ku shqiptarët për t’u mbroijtur nga majorizimi institucional i organizimit të jetës politike dhe publike në shtet, sakrifikuan dëshmorë dhe dhanë gjak, kambanat bien për çdo deputetë që të kenë dijeninë, që para syve të tyre të mos lejojnë dhe të pamundësojnë iniciativa të tilla me mekanizma institucional.
Cilido deputet shqiptar që përkrah propozim-ligje rrënuese për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, nuk mund të kenë gjak shqiptari, por të tillët punojnë për agjenda antishqiptare të dirigjuara nga kuzhina dhe shërbime që përmes rrënimit të Marrëveshjes së Ohrit, çojnë në destabilizimin e vendit.