E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
6.8 C
Skopje

Bajqinovci nga Podujeva: Do të vazhdojmë të mbështesim dhe të promovojmë bizneset vendore

Kandidati për deputet nga VV, Mefail Bajqinovci, ka vizituar Agro Petin, një nga bizneset prodhuese vendore në Komunën e Podujevës, i specializuar në kultivimin e kërpudhave.

“Me punë dhe përkushtim, Agro Peti po kontribuon jo vetëm në zhvillimin ekonomik të Podujevës, por edhe në promovimin e bujqësisë moderne në Kosovë. Përkrahja e prodhuesve vendorë është jetike për rritjen e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

‘’Sot pata kënaqësinë të vizitoj Agro Peti, një nga bizneset prodhuese vendore në Komunën e Podujevës, i specializuar në kultivimin e kërpudhave. Ky biznes është një shembull i suksesit të prodhimit vendor dhe angazhimit për të sjellë produkte cilësore në tregun tonë.

Me punë dhe përkushtim, Agro Peti po kontribuon jo vetëm në zhvillimin ekonomik të Podujevës, por edhe në promovimin e bujqësisë moderne në Kosovë. Përkrahja e prodhuesve vendorë është jetike për rritjen e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.Ne do të vazhdojmë të mbështesim dhe të promovojmë bizneset vendore që investojnë dhe punojnë për një ekonomi më të fort.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm