E premte, 21 Mars, 2025
-3.2 C
Skopje

Balaj i papërmbajtshëm, i shënon 2 gola Zenitit (VIDEO)

Bekim Balaj është thjeshtë i papërmbajtshëm. 5 gola në 3 ndeshjet e fundit dhe 8 në total në këtë sezon, është ai njeriu i momentit në Premier Leaguen ruse. Sulmuesi shqiptar shpërtheu me një tjetër dygolësh duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së tij Terek Grozny në javën e 13-të të kampionatit, e treta rradhazi për formacionin nga Cecenia. Dy gola ndaj Zenitit të Shën Petersburgut me Balajn që i shkaktoi humbjen e parë sezonale skuadrës së Mircea Lucescut. 25- vjecari nga Shkodra po përjeton ndoshta momentin e tij më të mirë në karrierë sepse falë dy finalizimeve të tij Terek Grozny arriti të përmbyste disavantazhin provizor duke fituar me rezultatin 2-1 një ndeshje shumë të vështirë ndaj skuadrës më cilësore në të gjithë Premier Leaguen ruse. 2 gola që e ngjitën Bekim Balajn në krye të listës së golashënuesve me 8 rrjeta personale.

Goli i shpejtë i sllovakut Robert Mak u duk sikur do tia thjeshtësonte shumë gjerat Zenitit në këtë sfidë por pa përfunduar pjesa e parë, Balaj realizoi 2 herë duke kthyer gjithcka në favor të Terekut. Fillimisht kuqeziu realizoi një gol të thjeshtë pas asisitit të iranianit Mohamaddi ndërsa në minutën e 38-të Balaj me një diagonale të fuqishme mposhti për herë të dytë portierin mik duke ngritur peshë tifozët e pranishëm në stadium. Momenti i shkëlqyer që po kalon Bekim Balaj mund ti vijë në ndihmë edhe kombëtares shqiptare që në mungesë të Armando Sadikut ka vërtetë nevojë për golat e bomberit shkodran në sfidën e rradhës ndaj Izraelit. Në takimin ndaj Zenitit për Terekun u aktivizua gjatë gjithë 90 minutëshit edhe Odise Roshi që bëri një paraqitje pozitive. (supersport)

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm