E premte, 4 Tetor, 2024
16.8 C
Skopje

Banka Shparkase njofton për një fushatë mashtruese në lidhje me kartat për shujtë studentore

Banka Shparkase i njofton studentët se sot është vënë re një fushatë mashtruese e paraqitur si link i krijuar nga banka Shparkase. Studentët e marrin këtë link përmes email-ave të tyre ose mesazhit të tyre SMS, i cili nëse klikohet i çon në një ueb faqe false që nuk është në pronësi të kësaj banke.

Kjo platformë e rreme dhe kushtet në përputhje me të, kërkojnë që studentët të fusin të dhënat e tyre personale për t’u regjistruar për një “anëtarësim në shujtën e e studentëve”, ndërsa shtesë kërkojnë të dhëna pagesore nga prindërit e tyre duke skanuar një kod QR ose duke klikuar butonin “Regjistrohu”. Kur marrësi fut të dhënat, përmes një “rrjeti bot”, sulmuesit kryejnë transaksione onlajn me të dhënat e kartës derisa ka fonde në dispozicion, ose derisa të arrihet kufiri për transaksionet onlajn”, informon Banka Shparkase.

Nëse studentët kanë klikuar në linkun nga e-maili apo mesazhi, nëpërmjet sistemeve elektronike apo mobile banking, duhet të vendosin kufijtë e internetit në 0 dhe të kontaktojnë menjëherë qendrën e kontaktit të bankës Shparkase 02/15050 për të bllokuar kartën.

“Për t’u mbrojtur nga sulmet e vazhdueshme, nëse keni marrë një email ose mesazh të tillë, mos lini të dhënat tuaja personale ose numrin e kartës suaj, numrin CVV2 (numri treshifror i printuar në anën e pasme të kartës suaj) ose datën e skadencës së kartës. Banka Shparkase identifikohet duke përdorur një certifikatë të përshtatshme të vlefshme (https), e cila parandalon sulme të këtij lloji”, thekson banka në kumtesën.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm