E shtunë, 8 Shkurt, 2025
-3.2 C
Skopje

Barcelona mbetet pa “shtëpi” pasi Camp Nou nuk është ende gati

Barcelona i ka kërkuar BSM (Barcelona Serveis Municipals) një zgjatje të kontratës deri në fund të prillit për të vazhduar përdorimin e stadiumit “Olimpik Montjuïc”, pasi kontrata aktuale skadon më 31 mars. “Mundo Deportivo” sqaron se klubi pret një përgjigje këtë javë për të zgjatur përdorimin e stadiumit me një muaj, me synimin për t’u rikthyer në “Spotify Camp Nou” në maj.

Katalanasit synonin të riktheheshin në shtëpinë e tyre në shkurt, por duket se afatet janë shtyrë sërish. Kështu, Barça do të luajë në stadiumin aktual ndeshjet kundër Valencia (26 janar), Alavés (1 shkurt), Rayo (16 shkurt), Real Sociedad (2 mars), Osasuna (9 mars), Girona (30 mars).

Ndërsa në prill janë tri ndeshje të tjera në kampionat: Kundër Betis (6), Celta (20) dhe Mallorca (23), gjithnjë nëse BSM jep miratimin për shtytjen e kontratës edhe me një muaj. Në Copa del Rey, çerekfinalet e supozuara (5 shkurt) dhe një ndeshje gjysmëfinale (26 shkurt ose 2 prill) do të luhen gjithashtu në Montjuïc.

Gjithsesi, te Barcelona ka optimizëm për mundësinë e luajtjes së ndeshjeve të fundit të sezonit në “Camp Nou”, duke përfshirë El Clasico kundër Real Madridit (10 ose 11 maj). Sa i përket Champions League, nuk ka asnjë problem nga UEFA që çerekfinalet dhe gjysmëfinalet të luhen në “Montjuïc”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm