Barcelona mund të ketë vështirësi në blerjen përfundimtare të kartonit të Joao Felix nga Atletico Madrid, përkundër startit fantastik të portugezit te klubi Blaugrana.
Sulmuesi portugez u transferua në “Camp Nou” si huazim njëvjeçar nga Atletico Madridi në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.
Sidoqoftë, marrëveshja nuk përfshinë një obligim apo klauzolë të blerjes, diçka që mund të dëmtojë Barcelonën në përpjekjet e tyre për blerjen përfundimtare të Felix.
Felix hapi llogarinë e golave ndaj Real Betis në fitoren 5-0 dhe ditë më vonë u bë protagonisti kryesor edhe në Ligën e Kampionëve me dy gola dhe një asistim ndaj Royal Antwerp.
Meqenëse huazimi i tij nuk përfshin klauzolë të blerjes, qëllimi i Atleticos do të jetë që ta shesin atë tek ekipi që ofron më së shumti para.