Barcelona po mendon për mbylljen e sezonit në mënyrën më të mirë të mundshme në nivel kombëtar dhe europian, por edhe duke planifikuar paraprakisht merkaton e ardhshme të verës.
Sipas asaj që raporton “Fichajes.com”, ndër objektivat e transferimeve të klubit “blaugrana” është edhe Benjamin Sesko. Sulmuesi 21-vjeçar po bën një paraqitje të mirë me fanellën e Leipzig, pasi ka grumbulluar 12 gola dhe 2 asistime në 36 paraqitje deri më tani këtë sezon.
Megjithatë, konkurrenca nuk mungon për katalanasit. Në fakt, ekipet e Arsenal, Chelsea dhe Napoli janë gjithashtu vigjilentë për Sesko. Muajt e fundit është folur edhe për një interesim konstant nga Milan, i cili me siguri do të blejë një sulmues të ri në verë.
Për t’i komplikuar më tej gjërat për Barçën është gjendja ekonomike e klubit. Për të siguruar Sesko duhet paguar klauzola e tij prej 50 milionë euro. Dhe, për të paguar këtë shumë, drejtori sportiv Deco duhet të kryejë disa shitje në mënyrë që të bjerë në kufijtë e vendosur nga “Fair Play Financiar”.