E enjte, 23 Janar, 2025
2.8 C
Skopje

Barella i thotë “jo” ofertës stratosferike nga Al-Hilal

Të pyesësh është e lejueshme, të përgjigjesh tregon mirësjellje… Kështu thotë një shprehje e vjetër. Kështu, Al-Hilal mori mundësinë për të provuar. Nicolò Barella kishte urgjencën për ta mbyllur menjëherë këtë temë.

Dëshira e klubit arab për të pasur mesfushorin zikaltër dhe për ta bërë atë një figurë të markës për Botërorin e Klubeve të ardhshëm është e destinuar të mbetet një ëndërr, edhe përballë atyre 18 milionë eurove rrogë vjetore që, sipas gazetës “Gazzetta dello Sport”, i janë propozuar lojtarit Italian gjatë udhëtimit të Interit në Rijad.

Asgjë, sepse përveç faktit që klubi kampion i Italisë nuk ka asnjë dëshirë për ta lënë të largohet, është vetë Nicolò që nuk e sheh veten askund tjetër përveçse në Milano. Pra, jo faleminderit! Kjo nuk do të thotë që Al-Hilal, klub ku luajnë gjithashtu Koulibaly dhe Milinkovic-Savic, që duket se po synon edhe Salah, i cili është në largim nga Liverpool-i me parametra zero, nuk mund të përpiqet sërish në qershor, por dyert janë mbyllur.

Barella, i cili ka refuzuar tashmë ofertat nga klube të mëdha europiane duke rinovuar me Interin “symbyllur”, do të marrë pjesë në garën amerikane të organizuar nga FIFA, por do ta bëjë këtë me fanellën e Interit.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm