Pjesëtarë të policisë dhe njësiteve për intervenime të shpejta kanë nis bastisje në disa shtëpi në Haraçinë, ndërsa janë kontrolluar edhe disa vetura që kalon nëpër Haraçinë, shkruan gazeta KOHA.
Policia ka marrë informacione se në fshat gjendet M.A i njohur edhe me emrin Pollati, ndërsa i njëjti kërkohet për shumë vepra penale, si dhe sulm ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, vitin e kaluar, ku gjatë përleshjes me armë zjarri, mbeti i plagosur shoferi i Ibraimit, Advan Ajdini dhe një djal tjetër.
Pjesëtarë të Njësiteve speciale ndërkohë vazhdojnë të jenë edhe për rreth objektit të Komunës, pasi ka informacione se mund tl sulmohet kryetari Haraçinës.
“Janë bastisur diss shtëpi për të cilat kemi patur informata se i dyshuari për shumë krime gjendet aty. Aksioni po vazhdon”, thonë për KOHA nga policia. (koha.mk)