U rikthye këtë fundjavë pas 10 muajsh pushim nga një dëmtim i gjatë, por duket se karriera e portierit veteran Manuel Neuer, 37 vjeç, do të vijojë ende. Sipas mediave gjermane, skuadra e Bayern Mynih po mendon t’ia rinovojë kontratën.
Kontrata aktuale skadon verën e ardhshme, por klubi synon t’ia shtyjë edhe me dy vite të tjera (30 qershor 2025). Neuer luan me bavarezët që prej vitit 2011, duke qenë kapiteni i kampionëve të Gjermanisë.
Mediat saktësojnë së palët kanë nisur bisedimet pas rikthimit. Klubi dëshironte që fillimisht të shihte gjendjen fizike të Neuer para se të rinovonte kontratën, por duket se situata fizike e portierit veteran është e mirë.
Neuer nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe të lërë vendin e tij në portë, ndaj dhe do të nënshkruajë kontratën e re. Ai ka luajtur 490 ndeshje zyrtare me Bayern Mynih, duke qenë edhe portieri i kombëtares gjermane.