E enjte, 17 Korrik, 2025
24.8 C
Skopje

Bayerni bëri ofertë zyrtare për Luis Diaz, Liverpooli i përgjigjet

Liverpooli ka refuzuar një ofertë zyrtare nga Bayern Munich për Luis Diazin, sipas asaj që raporton Sky Sports.

Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, është kontaktuar nga ‘The Reds’, të cilët kanë bërë të qartë se 28-vjeçari kolumbian nuk është në shitje.

Mësohet se nuk ka pasur fare diskutime të mëtejshme mes palëve pas përgjigjes së prerë të klubit anglez.

Edhe Barcelona kishte tentuar transferimin e Diaz muajin e kaluar, por mori të njëjtën përgjigje negative nga ‘Anfield’.

Liverpooli e sheh Diazin si një pjesë kyçe të skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe nuk është i gatshëm të rrezikojë stabilitetin e repartit ofensivë.

Megjithatë, në kampin e lojtarit ka pakënaqësi, pasi ai dëshiron një kontratë të re që të përfaqësojë më mirë statusin e tij në ekip.

Nëse kjo nuk ndodh, mundësia e largimit nuk përjashtohet, pavarësisht dëshirës së klubit për ta mbajtur në skuadër.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm