Vendbanimet shqiptare si Vizbegu, Luboteni dhe të tjera në komunën tonë janë rë anashkaluara nga investimet. Të gjitha mjetet financiare nga Buxheti i Komunës shkojnë në vendbanimet maqedonase, ndërsa shqiptarët mbeten pa asnjë projekt zhvillimi, pa asnjë mbështetje, pavarësisht se janë kontribues të barabartë dhe të drejtëpërdrejtë. Kështu në 20-vjetorin e Komunës së Butelit ka reaguar Dega e BDI-së në këtë komunë, ndërsa kanë radhitur diskrimininet si në investimez ashtu edhe pengesat për t’i regjistruar adresat e banorëve në këtë Komunë.
Reagimi i plotë i BDI-Dega Butel:
Në këtë përvjetor të Komunës së Butelit, është për keqardhje të konstatojmë se shqiptarët, pavarësisht se janë pjesë dhe taksapagues të kësaj komune, vazhdojnë të anashkalohen dhe diskriminohen në mënyrë flagrante. Shtypja dhe përbuzja ndaj shqiptarëve nuk janë vetëm fjalë boshe, por realitet që ndjehet çdo ditë në Komunën e Butelit.
Vendbanimet shqiptare si Vizbegu, Luboteni dhe të tjera në komunën tonë janë rë anashkaluara nga investimet. Të gjitha mjetet financiare nga Buxheti i Komunës shkojnë në vendbanimet maqedonase, ndërsa shqiptarët mbeten pa asnjë projekt zhvillimi, pa asnjë mbështetje, pavarësisht se janë kontribues të barabartë dhe të drejtëpërdrejtë.
Është shqetësuese që përveç neglizhencës, po bëhen edhe përpjekje aktive për përjashtimin e shqiptarëve nga kjo Komunë. Janë anuluar shumë leje ndërtimi vetëm me qëllim që shqiptarët të mos vendosen në Butel. Në disa ndërtesa nuk jepen fletëpronësi vetëm për t’i penguar shqiptarët të regjistrojnë adresat e tyre. Edhe në Vizbeg po ndodh e njëjta gjë. Kjo është diskriminim institucional me qëllim përjashtimin e shqiptarëve dhe mohim të të drejtave të tyre themelore.
Nacionalizmi i VMRO-së është i njohur, por ajo që na habit dhe na dëshpëron është servilosja e disa partnerëve shqiptarë që heshtin dhe nuk reagojnë ndaj kësaj padrejtësie. Nuk mund të lejojmë që shqiptarët të përjashtohen dhe të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë në komunën tonë.
Ne si BDI-Dega Butel, nuk kemi qëndruar dhe as nuk do të qëndrojmë duarkryq. Do të luftojmë për barazi dhe të drejtat tona në Butel. Nuk do të lejojmë që shqiptarët të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Deri kur do të vazhdojë kjo ndarje e padrejtë?
Koha për ndryshim ka ardhur!
Tetori është afër!