E enjte, 12 Shtator, 2024
15.8 C
Skopje

BDI: Skandaloze qëndrimet e VLEN-it dhe të mediave të tyre kundër gjuhës shqipe

Partia opozitare BDI, ka reaguar në raport me qëndrimet e eksponentëve të humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, hyzmeçarëve të VMRO-së, dhe shkelësve të vullnetit të shqiptarëve, kundër gjuhës shqipe janë skandaloze dhe të papranueshme.

“Çdo ditë, të parët e hyzmeçarëve, kryevazalët, dalin me qëndrime arsyetuese për deklaratën e Kryetarit të gjykatës kushtetuese kundër gjuhës shqipe dhe përsërisin qëndrimet e VMRO-DPMNE-së. Ky hap do të jetë goditja e rradhës dhe më e rëndë që i bëhet Marrëveshjes së Ohrit, legjitimitetit etnik, barazisë në vend dhe marrëdhënieve ndëretnike”, thonë nga BDI.

Nga atje kanë shtuar se Darko Kostadinovski u zgjodh anëtar në Gjykatën Kushtetuese si propozim i VMRO-DPMNE, konkretisht ish Presidentit Ivanov, ndërsa u bë kryetar në kohën e kësaj qeveria me legjitimitet monoetnik.

“Justifikimi nga VLEN-i dhe mediat e afërta me to për sakatosjen e gjuhës zyrtare shqipe është skandaloz dhe flet ata që janë të shitur, por edhe që po e shesin kombin shqiptar për pozitat e tyre. Presupozimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Kryetarit të saj është presion politik mbi gjykatësit dhe bëhet me porosi nga qeveria me legjitimitet monoetnik për t’i poshtërsuar shqiptarët”, kanë thënë në fund nga BDI.

Artikuj të ngjajshëm