E shtunë, 15 Mars, 2025
20.8 C
Skopje

BE edhe për 6 muaj zgjatë sanksionet ndaj Rusisë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas ka njoftuar përmes një postimi në “X” se ministrat e Jashtëm të BE kanë rënë dakord për të zgjatur sërish sanksionet ndaj Rusisë.

“Ky vendim do të vazhdojë të privojë Moskën nga të ardhurat për të financuar luftën e saj. Rusia duhet të paguajë për dëmin që po shkakton”, thekson Kallas në postimin e saj.

Sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Moskës skadonin më 31 janar dhe ministrat e jashtëm të BE-së ranë dakord t’i zgjasin ato për gjashtë muaj të tjerë.

Blloku prej 27 anëtarësh rinovon sanksionet çdo gjashtë muaj dhe për këtë nevojitet unanimitet nga të gjitha vendet anëtare. Muajin e kaluar, BE miratoi paketën e saj të 15-të të sanksioneve kundër Rusisë që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës më shkurt 2022.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm