E enjte, 6 Shkurt, 2025
5.8 C
Skopje

BE ngre alarmin: Tjetër rast me pesticide të rrezikshme në mandarinat nga Shqipëria

Sistemi i alarmit RASFF në BE ka lëshuar përsëri njoftim më 20 dhjetor për ngarkesa të tjera me pesticide të larta në mandarina nga Shqipëria. Ka qenë Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli, që e ka ndarë njoftimin e RASFF në faqen e tij në Facebook, ku shkruan se ky alarm vjen ende pa u mbyllur rezultatet e tre ngarkesave të para për praninë e clorpirifosit në mandarina. Ai shkruan gjithashtu se kjo situatë është një këmbanë alarmi për shëndetin e qytetarëve dhe për reputacionin e produkteve tona bujqësore

Reagimi i Resulit:

Raste të reja me prezencë të clorpirifosit në mandarina shqiptare. Ende pa u mbyllur rezultatet e tre ngarkesave të para për praninë e clorpirifosit në mandarina, sistemi i alarmit RASFF në BE ka lëshuar përsëri njoftim më 20 dhjetor për ngarkesa të tjera me pesticide të larta në mandarina nga Shqipëria!

Ku është Ministria e Bujqësisë?

Ministria ka për detyrë të mbrojë konsumatorin shqiptar dhe të sigurojë standardet e sigurisë ushqimore. Pse po vonohen analizat dhe nuk po publikohen rezultatet? A ka dikush interesa në Ministrinë e Bujqësisë që lejon popullatën shqiptare të konsumojë produkte me nivele të rrezikshme të pesticideve?

Kjo situatë është një kambanë alarmi për shëndetin e qytetarëve dhe për reputacionin e produkteve tona bujqësore. Institucionet përkatëse duhet të reagojnë menjëherë dhe të garantojnë që produkte të tilla të mos përfundojnë në tryezat tona.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm