E shtunë, 15 Shkurt, 2025
6.8 C
Skopje

Bebet kanë nuhatje që në muajt e parë!

Truri i të porsalindurve është në gjendje të procesojë informacione të nuhatjes që në muajin e parë të jetës. Perceptorët zgjohen nga aromat e ëmbla sikurse dhe nga ato të pakëndshme. Kjo i jep mundësinë bebeve që të aktivizojnë sjellje shumë të rëndësishme që t’i përshtaten mjedisit si për shembull – ushqyerja, edhe pse ky mekanizëm ende nuk është shumë i qartë.

Për të kuptuar më shumë, kërkuesit po studiojnë në rezonancë magnetike funksionale aktivitetin cerebral të të porsalindurve me aroma të këndshme dhe të pakëndshme. Të dhënat e mbledhura treguan se aromat ndezin zona disa zona të trurit, dhe nuhatja është mjaft e rëndësishme, dhe ndryshe nga të rriturit, tek bebet gjatë natës truri i tyre reagon shumë më tepër ndaj aromave të ëmbla, veçanërisht që kanë lidhje me ushqimin.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm