E premte, 18 Prill, 2025
20.8 C
Skopje

Beethoven i shurdhër? Fajin e ka vera

Vera, plumbi dhe flokët. Çfarë i lidh këto tre gjëra në dukje të largëta?

Hulumtimi sipas të cilit Beethoven u bë i shurdhër për shkak të plumbit që përmbanin flokët e tij. Për shkak të verës. Por le të shkojmë me radhë. Dy tufa flokësh të Ludwig van Beethoven mund të jenë shkaku i shurdhimit që e ka prekur kompozitorin gjerman që kur ishte më pak se 30 vjeç. Sipas dy studiuesve amerikanë dhe një entuziasti australian, të cilët publikuan rezultatet e analizave të tyre në revistën “Clinical Chemistry”, ishte plumbi, i pranishëm në doza shumë të larta në flokët e kompozitorit, që e bëri atë të shurdhër para kohe dhe i shkaktoi probleme të tjera të rënda shëndetësore. Kjo duke përfshirë ngërçe të vazhdueshme të barkut, fryrje dhe diarre, për të cilat Beethoven shpesh ankohej.

Hulumtimi, siç raportohet nga agjencia “Ansa”, mblodhi së bashku William Meredith, drejtor i Qendrës Beethoven në Universitetin Shtetëror të San Jose, biznesmenin australian Kevin Brown dhe Paul Jannetto nga klinika Mayo. mI vendosur për të nderuar kërkesën e muzikantit që, pas vdekjes së tij, mjekët më në fund të përpiqeshin të shpjegonin pse ai kishte qenë kaq i sëmurë në jetë, Brown dërgoi dy nga tre tufat e flokëve të Beethoven në një laborator të specializuar. Rezultatet ishin befasuese: njëra kishte 258 mikrogramë plumb për gram flokë, tjetra 380, shumë më tepër se nivelet normale prej 4 mikrogramë për gram. “Kjo është dëshmi përfundimtare që Beethoven ishte ekspozuar ndaj përqendrimeve të tjera të plumbit”, tha Jannetto për “New York Times”.

Flokët e Beethoven gjithashtu treguan nivele arseniku 13 herë më të larta se normalja dhe merkur katër herë më të larta, por, sipas mendimit të Janetto, plumbi ishte shkaku i sëmundjeve të shumta të kompozitorit. Sipas David Eaton, një toksikolog në Universitetin e Washingtonit, i cili nuk ishte i përfshirë në studim, problemet gastrointestinale të Beethoven mund të gjurmohen në helmimin nga plumbi dhe po ashtu edhe shurdhimi i tij, sepse plumbi në doza të larta sulmon sistemin nervor dhe mund ta ketë shkatërruar dëgjimin. Sa i përket arsyeve të pranisë së kaq shumë plumbi në flokët e kompozitorit, një tjetër ekspert hodhi hipotezën se vinte nga vera. Beethoven pinte rreth një shishe verë në ditë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm