E premte, 21 Mars, 2025
5.8 C
Skopje

Bejli: Mbështetja e SHBA-së ndaj Maqedonisë mbetet e njëjtë

Mbështetja e SHBA-së ndaj Maqedonisë mbetet e njëjtë dhe nuk do të ndryshohet, deklaroi sot në mëngjes ambasadori amerikan Xhejs Bejli në pres qendrën  në hotelin e Shkupit “Aleksandar Pallas” ku u ndoqën rezultatet nga zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Fushatat janë periudha për të nxjerrë në pah dallimet, derisa periudha post-zgjedhore në SHBA është kohë e bashkimit. Edhe tani kur fushata ka përfunduar, ne nga Ambasada dhe administrata do të kthehemi në punën tonë të ndërtimit të lidhjeve të mira mes Maqedonisë dhe SHBA-së”, tha Bjeli.

Ardhmëria e mirë, shtoi ambasadori amerikan, është diçka që është e përbashkët për të gjithë.

“Njerëzit nga Maqedonia dhe SHBA-ja duan prosporitet dhe arsim të mirë për fëmijët e tyre, si dhe paqe dhe progres në botë. Jo gjithmonë do të dakordohemi si të arrijmë deri te kjo, por qëllimi është gjithmonë i njëjtë”, deklaroi Bejli.

Theksoi se në çdo katër vite pikëpamjet e botës janë orientuar drejt SHBA-së dhe zgjedhjes së presidentit të ri.

Zgjedhja e presidentit, theksoi Bjeli, është punë serioze dhe pavarësisht gjithë kësaj zhurme që kjo fushatë e shkakton, ajo merret edhe me problemet e njerëzve të vërtetë, ekonominë, tregtinë, terrorizimin, arsimin dhe angazhimin e SHBA-së në botë.

Përkujtoi se votuesit amerikanë dje zgjodhën edhe 435 anëtarë të Kongresit, 34 senatorë, si dhe një numër të madh përfaqësuesish.

Theksoi se në karrierën e tij 31 vjeçare, ka shërbyer 15 vjet për republikanët, dhe 16 për demokratët.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm