E enjte, 6 Shkurt, 2025
5.8 C
Skopje

BEOGRAD: PAS 27 VJETËSH ZBARDHET VRASJA E DY VËLLEZËRVE SHQIPTARË

Sikurse njofton media serbe, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka ngritur aktakuzë kundër Zoran V. (48) me dyshimin se më 26 janar 1998, në një ndërtesë në Beograd, ka vrarë vëllezërit Haki dhe Jakup Avdyli. Vrasësi i kishte rënë ziles ku ata banonin dhe më pas i kishte qëlluar për vdekje, – përcjell kdp.mk njoftimin e portalit nova.rs.

Aktakuza, e cila i është dorëzuar Gjykatës së Lartë në Beograd për vendim pas konfirmimit, e ngarkon Zoran V. për vrasje të rëndë. Prokuroria i ka propozuar gjykatës vazhdimin e paraburgimit të të pandehurit për shkak të rrezikut të arratisjes, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Publike të Beogradit.

Ka dyshime të bazuara se më 26 janar të vitit 1998 Zoran V., . në katin e katërt të një pallati në rrugën Zmaj Jovina në Beograd ka qëlluar për vdekje me armë zjarri H.A. dhe J.A. Ai, sikurse thuhet në njoftimin e Prokurorisë serbe, ishte ngjitur në katin e katërt, kishte vënë në kokë një kapelë të zezë të thurur me të çara për sytë, me dorashka të thurura në duar, dhe në momentin kur viktimat kanë arritur te dera e banesës numër 14, nga pistoleta kishte shtënë kundër tyre pesë plumba.

Me tre plumba kishte goditur H.A., kurse me dy J.A., duke u shkaktuar atyre plagë vdekjeprurëse. Zoran V. më pas ka ngjitur shkallët në drejtim të daljes së ndërtesës, duke hequr kapelen dhe dorezat e thurura gjatë rrugës, të cilat i ka hedhur brenda në ndërtesë, pas së cilës është larguar nga ndërtesa dhe është larguar me një automjet të panjohur.

Media serbe saktëson se fjala është për vrasjen e vëllezërve Haki dhe Jakup Avdyli, për të cilët atëherë qe spekuluar se ishin përfshirë në rishitjen e devizave, – përcjell njoftimin e portalit të pavarur serb nova.rs./KDP.MK

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm