E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

Beqiri i kënaqur me fitoren, por jo edhe me mbrojtjen

 

 

Shkup, 18 nëntor – Trajneri Jeton Beqiri është shfaqur mjaft i kënaqur pas fitores dhe me rezultatin 5:2 ndaj Bregallnicës, duke pranuar për kanalin zyrtar të klubit, se ekipi i tij reagoi mirë, pavarësisht se kundërshtari kaloi i pari në epërsi. Ai gjithashtu u ndal edhe tek mbrojtja. “Jam i kënaqur me fitoren dhe para se gjithash me rezultatin. Por, mbeten për tu parë disa pjesë të lojës ku ne tolerojmë. Gabimi i parë i pranuar ishte individual dhe aty u vështirësuan punët, por ne u kthyem dhe bëmë 4:1, por përveç faktit që gëzohem që krijojmë shumë raste, shënuam pesë gola dhe patëm dy tre raste tjera, por ka momente ku nuk jemi të sigurt në mbrojtje, në prapavijë. Prandaj, gjatë kësaj periudhe aty duhet të përmirësohemi dukshëm për shkak se nuk ka nevojë që ndeshjet e fituara, ndeshje me diferencë në pjesën e parë, dhe pastaj të kompletohen në pjesën e dytë. Kjo është një vërejtje e ekipit tim sa i përket lojës në mbrojtje, pasi kemi kualitet sa i përket sulmit, por tolerojmë disa raste në mbrojtje”, u shpreh Beqiri. Ai thotë se ndaj Makedonija Gj.P. që luhet në Shkup, duhet të vazhdojnë me këtë rritëm dhe njëkohësisht të përmirësohen në mbrojtje. “Ndeshja e radhës me Makedonija Gj.P., për ne, imperativi mbeten tre pikët. Duhet të vazhdojmë me këtë rritëm, me volumin e lojës që bëjmë. Është mirë që u kthyen golat dhe ajo që duhet tani është të përmirësohemi në mbrojtje, jo si repart, por si ekip”, përfundoi Jeton Beqiri. (B.K.)

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm