E hënë, 17 Shkurt, 2025
2.8 C
Skopje

Berisha: E heqim mesataren për pranimin në universitete

Sistemi arsimor në Shqipëri, sipas Sali Berishës, është në agoni, ndaj duhet ndërhyrje urgjente për ta reformuar. Lideri i opozitës, thotë se vitet e Edi Ramës në pushtet kanë shënuar rekorde të zeza për këtë sektor.

Në këto kushte, pohon Berisha, duhet të reformim i thellë duke nisur nga përdorimi i teknologjisë.

“Vetëm duke e vendosur këtë sistem në orbitën e transformimit teknologjik, ne do e transformojmë atë me shpejtësi. Dhe kjo, përbën një inkurajim të madh për ne. Asnjë rrugë tjetër dhe mundësi nuk ka, përveç transformimit digjital të sistemit tonë arsimor”, tha Berisha.

Berisha shtoi se kjo nuk mjafton ndaj premtoi dyfishim të buxhetit të arsimit dhe rrogave të arsimtarëve.

“Jemi të vendosur të dyfishojmë buxhetin për arsimin. Ne, jemi të vendosur të dyfishojmë rrogat e arsimtarëve. Ne jemi të vendosur, pavarësisht nga çmimi, të aplikojmë dhe të zbatojmë teknologjitë më të fundit”, u shpreh kreu i PD-së.

Në programin e Partisë Demokratike për arsimin parashikohet edhe ulja e tarifave për studentët, por ndryshime pëson edhe sistemi i pranimit në universitete.(A2Televizion)

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm