E premte, 18 Prill, 2025
13.8 C
Skopje

Berisha me shtetësi australiane

Në ditën kombëtare të Australisë, Besart Berisha do të bëhet shtetas i këtij vendi. Kjo nuk do të thotë se ai do të bëhet lojtar i kombëtares së këtij vendi. Lajmi se ai do të fitojë nënshtetësinë vjen pikërisht në ditën kur FIFA ka bërë të ditur se Berishës i është dhënë leja për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës. “Unë këtu tani pesë vite këtu dhe jam duke e shijuar çdo moment që nga dita e parë. Do të doja të isha një Aussie (Australian), kaloj shumë mirë në këtë vend dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, deklaroi kosovari për të përditshmen australine Herald Sun. “Në qoftë se është e mundshme t’a marr nënshtetësinë do ta bëjë këtë. Mendoj që të jesh një australian është shumë mirë”, është shprehur sulmuesi. Ky lajm më së shumti e gëzon klubin e tij, Melbourne Victory, pasi në këtë rast do të mund të transferojë ndonjë futbollist tjetër të huaj, duke qenë se Berisha do të konsiderohet lojtar vendor. Berisha prej të enjtës e ka të hapur mundësinë të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës, pasi FIFA i dha leje për të ndryshuar Kombëtare, derisa më parë kishte luajtur për Shqipërinë. Dita kombëtare e Australisë është 26 janari.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm