E hënë, 16 Qershor, 2025
33.8 C
Skopje

Berisha në Asamblenë e PPE-së: Nevojitet mision ndërkombëtar për mbledhjen e fakteve për manipulimet në zgjedhje

Kryetar i Partisë Demokratike të Shëqipërisë, Sali Berisha iu drejtua me një kërkesë PPE duke shpreh “shqetësimin e madh për gjendjen politike dhe institucionale në Shqipëri, sidomos në lidhje me zgjedhjet parlamentare më 11 maj”.

Ai i kërkoi PPE-së që të dërgojnë një mision faktmbledhës në Shqipëri që sipas tij do të kishte një rëndësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për vendin, por edhe për shtetet e tjera.

“Në fakt, në këto zgjedhje, i gjithë shteti u shndërrua në një trupë elektorale. U përdorën fuqitë financiare, njerëzore, logjistike, ekzekutive, pa kufij për të ndaluar, për të kontrolluar dhe për të manipuluar votën e qytetarëve shqiptarë. Qeveria, gjatë fushatës zgjedhore, në kundërshtim me ligjet dhe me parimet ndërkombëtare u dhuroi çdo pensionisti, që përfaqëson 48% të votuesve nga 100 euro. Dy ditë para zgjedhjeve, ajo fali 200 milionë euro gjoba dhe interesa”, ka thënë Berisha, transmeton Top Çanel.

Nuk është një situatë e lehtë, por është një situatë që duhet dhe mund ta luftojmë, tha ai.

“Ne ndodhemi në një situatë shumë të vështirë. Kartelat e drogës në vendin tim janë me diferencë më të fuqishmet në Evropë. Pse? Sepse kanë në dorë portet kryesore të vendit. Rruga e heroinës që vjen nga Lindja kalon nga duart e tyre. Ata janë në sipërmarrje të përbashkëta me policinë, prokurorët, ministrat – dhe vetë kryeministrin”, ka thënë Berisha.

Më parë, Berisha, deklaroi se nuk i pranon rezultatet duke i quajtur ato manipulime zgjedhore. Koalicioni i udhëhequr nga PD fitoi 50 vende, ndërsa partia e Ramës fitoi 83 nga një total prej 140 vende deputetësh.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm