E diel, 9 Shkurt, 2025
-3.2 C
Skopje

Berisha shënjestron SPAK-un, e akuzon për lidhje me “pushtetin kriminal të Ramës”

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një konferencë për shtyp në një kohë kur Gjykata e Posaçme pret ta marrë në pyetje për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani – ka hedhur akuza ndaj prokurorëve të SPAK.

“Dacibao politike ndaj vendimeve kolegjiale dhe ligjeve të parlamentit, në zbatim të programit të qeverisë së PD në mandatin e saj të viteve 2005-2009, për reformat në fushën e pronësisë, ekonomisë, forcave të armatosura, sportit, etj, paraqet fytyrën e vërtetë dhe kriminale të Edi Ramës dhe laro skapistëve të tij”, akuzon Berisha.

Ky i fundit shtoi se “përbën përpjekjen më monstruoze të vendosjes së kontrollit politik policesk mbi veprimtarinë e qeverisë dhe parlamentit nga një grup prokurorësh të lidhur si mishi me thoin me pushtetin kriminal të Edi Ramës”.

“Dëshmon se çdo pushtet përcaktohet dhe kontrollohet nga Edi Rama përmes 4-5 larove të tij skapistë. Dacibao e djeshme ndaj reformave, nga të cilat kanë përfituar qindra-mijëra dhe në disa raste, mbarë shqiptarët, e bën këtë çështje procesin politik të shekullit”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm