E diel, 26 Janar, 2025
1.8 C
Skopje

Berisha të hënën paraqitet në SPAK, PD mobilzohet për protesta para kësaj prokurorie

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. Kështu kreu i PD do të duhet që të jetë në SPAK dy herë në muaj, ekzaktësisht të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Për muajin janar, Berisha do të duhet të paraqitet në datën 6. Ndërkohë Partia Demokratike është mobilizuar që po në këtë datë në orën 09:30 të protestojë para ambienteve të SPAK.

Në mesazhin drejtuar strukturave thuhet se demokratët duhet të protestojnë për të mbështetur të drejtën, që sipas tyre është në anën e Sali Berishës.

“Te dashur miq. Ditën e Hënë ne ora 9:30 të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar përpara  SKAP- it si vegël  në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët  politik ..Do jemi aty në   mbështetje të së drejtës, të ligjit  dhe së vërtetës që është në anën e Kryetarit të PD Prof Dr Sali Berisha… Ne ora 9:30 përpara selisë SKAP-it”, është ky mesazhi që u është dërguar strukturave të PD.

Kujtojme qe Sali Berisha është shprehur se do të zbatojë vendimin e Apelit të GJKKO-së që i caktoi atij masën “detyrim paraqitje”, ndersa theksoi se edhe këtë vendim do ta çojnë në Strasburg.

“Avokatët ia përcjellin Strasburgut edhe këtë vendim. Do të paraqitem, sepse Parlamenti ka dhënë autorizim për arrestimin tim. E kam bërë të qartë, që unë, gjersa është një proces që buron nga parlamenti, do paraqitem. Nuk kam kërkuar gjë tjetër, vetëm parlamentin. Këtu nuk ka nevojë sepse parlamenti ka dhënë një autorizim për arrestimin tim, pastaj se çfarë bëjnë këta me njëri-tjetrin, urdhëro tani”, tha Berisha.( Panorama)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm