E hënë, 13 Janar, 2025
0.8 C
Skopje

Besa ndërpret bashkëpunimin me Boban Babunskin

Shkup, 6 janar – Boban Babunski megjithatë nuk do të udhëheq Besën e Dobërdollit në stinorin pranveror. Pasi Babunski kishte ndryshuar qëndrim lidhur me kushtet e dakorduara, drejtuesit e Besës kanë vendosur që të ndërprejnë bashkëpunimin, ende pa nisur punën së bashku.

Një gjë të tillë, drejtuesit e KF Besa Dobërdoll, e bënë të ditur përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në facebook:

“Klubi Futbollistik Besa 1976 njofton se Boban Babunski, i cili ishte emëruar trajner i skuadrës, nuk do të marrë përsipër drejtimin e ekipit. Pas një mosmarrëveshjeje dhe ndryshimi të qëndrimit nga ana e trajnerit në lidhje me kushtet për të cilat ishim dakorduar, klubi morri vendim për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Skuadra me fazën përgatitore do të filloj me 10 Janar 2025! Për çdo ndryshim të mëtejshëm, do të jeni të informuar nëpërmjet profileve zyrtare të klubit”, thuhet në njoftimin e klubit futbollistik Besa.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm