E hënë, 21 Prill, 2025
12.8 C
Skopje

Bexheti kërkon përgjegjësi nga Mickoski, Mexhiti dhe Toshkovski për ngjarjet e 28 nëntorit

Deputeti i Frontit Europian, Blerim Bexheti kërkon që Kuvendi të mbajë seancën e posaçme për ndodhitë më 28 nëntor, Dita e flamurit shqiptar, përcjell TV21. Bexheti kërkoi që në seancë të marrë pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski, zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti  dhe ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski.

“Ju lus që ju si kryesues ta vendoni në rend dite këtë informatë, që të vijë ministri i Brendshëm që disa herë ka dhënë deklarata se gjoja i di se kush janë organizatorët, që ti dijmë edhe ne kush janë ata. Të jepen fakte, të mos merren në qafë djem të rinj, për të cilën ne kemi qasjen tonë se pse ka ardhur deri te ajo. Deputetët dhe opinioni ka nevojë që ta dijë, të jetë i informuar. Policlët duke hjekur flamuj prej shtizave, duke përdhosur, kështu me radhë…”, tha mes tjerash Bexheti.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi u përgjigj se pret që qeveria të dorëzojë përgjigjen dhe pas kësaj do të caktohet seanca. Gashi publikisht e thirri qeverinë të dorëzojë përgjigje për shkak se për këtë pikë nuk kanë material për debat.

(TV21)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm