E enjte, 23 Janar, 2025
2.8 C
Skopje

Bie borë në akset rrugore Tetovë-Kodra e Diellit, Gostivar-Strazhë, Dellçevë dhe Stracin

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, në kushte dimërore dhe nëpër rrugë të lagështa.

Borë bie në aksin rrugor Tetovë-Kodra e Diellit, Gostivar-Strazhë, Dellçevë dhe Stracin. Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 100 metra vërehet në Krushevë dhe në qafat malore Strazhë dhe Pletvar.

NP “Rrugët e Maqedonisë” me gjithë mekanizimin dhe fuqinë punëtore është e përfshirë në pastrimin e rrugëve.

NP “Rrugët Maqedonisë” apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së komunikacionit dhe përshtatje të shpejtësisë konform kushteve në rrugë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm