E hënë, 16 Qershor, 2025
32.8 C
Skopje

Bleu 25% të aksioneve të klubit: Do ta kthej Manchester Unitedin në majat e futbollit anglez, europian dhe botëror

Biznesmeni britanik Jim Ratcliffe ka shprehur dëshirën e tij për ta çuar Manchester Unitedin “në majat e futbollit anglez, evropian dhe botëror”, pas përfundimit të blerjes së një pakice aksionesh në klubin e Premier League.

71-vjeçari Ratcliffe pagoi 1.3 miliardë dollarë për 25% të aksioneve të “Djajve të Kuq” dhe tashmë ka investuar 200 milionë dollarë për aksione të tjera, që do të thotë se ai zotëron rreth 27.7%. Ratcliffe planifikon të investojë 100 milionë dollarë të tjerë deri më 31 dhjetor, për të mundësuar investimet e ardhshme në infrastrukturën e “Old Trafford”.

Marrëveshja ishte miratuar tashmë nga Federata Angleze e Futbollit, ndërsa Premier League autorizoi Ratcliffe të merrte një pakicë të aksioneve, sipas rregullave të saj, se kush mund të jetë pronar ose drejtor i një klubi futbolli.

Ratcliffe, një nga njerëzit më të pasur të Britanisë së Madhe dhe pronar i gjigantit petrokimik “Ineos”, ra dakord për të blerë aksione te Manchester United në dhjetor, pasi familja “Glazer”, e cila zotëron klubin, e nxori atë në shitje në vitin 2022.

“Të bëhem pjesë e pronarëve të Manchester United është një nder i madh. Bashkë me këtë vjen edhe një përgjegjësi e madhe, – tha Ratcliffe në një deklaratë. – Kjo shënon përfundimin e transaksionit, por vetëm fillimin e rrugëtimit tonë për ta rikthyer Manchester Unitedin në majat e futbollit anglez, europian dhe botëror”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm