Aleanca për shqiptarët sonte në Kumanovë ka shkarkuar Kryetarin e Kuvemdit të partisë Arben Fetain, dhe në vend të tij është zgjedhur Nazim Taipi, raporton gazeta Koha.
Përveç Fetait anëtarët e Kuvendit të partisë kanë shkarkuar edhe disa anëtar të kryesisë qendrore por jo edhe deputeten Mimoza Musa.
Paraprakisht Arben Taravari tha se i ka kërkuar Arben Fetait që të thërret mbledhjen e Kuvendit Qendror por se ai nuk i është përgjigjur.
ASH shkarkon Arben Fetain nga kryetari i Kuvendit, në vend të tij zgjidhet Nazim Taipi
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur
Rusia dhe Ukraina e kanë nisur këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i pushtimit të plotë nga Rusia, duke i këmbyer qindra ushtarë dhe civilë në një proces që pritet të vazhdojë gjatë fundjavës, thanë të premten zyrtarët e të dyja vendeve.
“Po i kthejmë njerëzit tanë në shtëpi”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një postim në Telegram.
“Pjesa e parë e marrëveshjes për këmbimin 1.000 personave për 1.000 persona, është zbatuar”, tregoi ai.
Zelensky tha se janë këmbyer 390 persona nga secila palë dhe se shkëmbimi pritet të vazhdojë më 24 dhe 25 maj.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, në këtë numër përfshiheshin 270 robër lufte dhe 120 civilë.
Ministria ruse deklaroi se 120 rusët që po kthehen në Rusi përfshijnë edhe banorë të rajonit të Kurskut, të cilin Ukraina e kishte pushtuar në gushtin e kaluar.
Këmbimi i 1.000 personave nga secila palë do të përbënte këmbimin më të madhin të të burgosurve që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.
Këmbimet e mëparshme nuk kanë sjellë përparim të dukshëm drejt përfundimit të luftës.
Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Ukraina dhe Rusia sapo kishin përfunduar një shkëmbim të madh të burgosurish.
“Një shkëmbim i madh i të burgosurve sapo ka përfunduar midis Rusisë dhe Ukrainës. Do të hyjë në fuqi së shpejti”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social të premten
Kërçeli: Votat për Albulena Haxhiun do të bëhen me NISMA’n, marrëveshja është afër
Deputeti i LVV-së, Ilir Kërçeli ka deklaruar se vazhdimi i mos konstituimit të Kuvendit, është si pasojë e mungesës së konstruktivitetit të partive opozitare.
Kërçeli në emisionin “Ditari” në tëvë1 thotë se votat për Haxhiun për kryeparlamentare të Kuvendit, do të bëhen me NISMËN demokrate, pasi që sipas tij është afër një marrëveshje mes NISMËS dhe LVV-së.
“Mendoj që është një mungesë e konstruktivitetit të partive opozitare të cilat po refuzojnë të konstituojnë Kuvendin dhe te votojnë kandidaten e propozuar nga LVV për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Votat për Albulenën Haxhiu besoj që do të bëhen me NISMËN demokrate, sepse tashmë janë afër për një marrëveshje dhe mendoj që do të krijohet qeveria”, ka deklaruar ai.
Kurse, sa i përket partive opozitare, deputeti thotë se po iu frikësohen zgjedhjeve të parakohshme.
Madje ai u shpreh se disa nga partitë opozitare kanë deklaruar se do të jenë të gatshëm ta votojnë Qeverinë Kurti3.
“Po iu frikësohen zgjedhjeve të parakohshme, sepse nëse kalon afati ne do të shkojmë në zgjedhje dhe po iu konvenon ky ngërçi që është duke ndodhur në Kuvend. Ka deputet që janë deklaruar se pasi që ta kalojmë këtë votimin e Haxhiut ne jemi të gatshëm ta votojmë Qeverinë Kurti, ka deputet nga partitë e ndryshme të opozitës. Ajo do të shihet shumë shpejtë sepse do të vijnë ato vota.. Ne jemi të gatshëm që Lista Serbe iu bëjë thirrje që ta lirojnë sallën atë ditë kur të votohet në votim të fshehtë, ne jemi të gatshëm ta bëjmë edhe këtë thirrje”, tha ai ndër të tjera.
Këtë të premte ka dështuar për të 20-ën herë konstituimi i Kuvendi (Express)
Mickoski flet në lartësi për vllehët e Maqedonisë së Veriut
Sot qëndroj këtu para jush me respekt të thellë, ndjenjë përgjegjësie dhe mirënjohjeje. Mirënjohje për një komunitet që prej shekujsh është pjesë e zemrës së këtij vendi, që me këmbënguljen, punën dhe dashurinë për atdheun ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë, kulturën dhe identitetin tonë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në ngjarjen e sotme me rastin e 23 Majit, Ditës së komunitetit vlleh.
Mickoski theksoi se komuniteti vlleh është pjesë e pandashme e shtetësisë së Maqedonisë.
“Sot është 23 Maji – dita kur e kremtojmë komunitetin vlleh si pjesë e pandashme e shtetësisë maqedonase. Është dita kur jo vetëm shprehim mirënjohje, por i premtojmë vetes se kurrë nuk do ta harrojmë vlerën që vllahët e kanë për këtë vend, theksoi ai.
“Historia e vllahëve në Maqedoni është histori dinjiteti. Është histori e njerëzve që, edhe në kohët më të vështira, nuk janë tërhequr. Histori e njerëzve që gjithmonë kanë punuar – për familjet e tyre, për komunitetin e tyre dhe për Maqedoninë. Nuk guxojmë ta harrojmë rolin e vllahëve në shpalljen e Republikës së Krushevës. Nuk guxojmë të flasim për luftën për liri pa e përmendur me nder emrin e Pitu Gulit. Nuk guxojmë ta injorojmë kontributin e jashtëzakonshëm të intelektualëve vllahë, artistëve, arsimtarëve. Ata janë të pranishëm edhe sot në shkencë, art, mjekësi, drejtësi, arsim. Ju faleminderit për gjithçka që keni dhënë për këtë vend. Ju faleminderit që, në kohë ndryshimesh, krizash dhe padrejtësish, nuk u dorëzuat. Qëndruat dhe vazhduat – me dinjitet, me durim, me dashuri”, ka thënë Mickoski.
Mickoski tha se vllahët me rezistencën e tyre, janë shembull se si ruhet identiteti pa e mbyllur zemrën.
“Jetojmë në kohë vështirësish. Kohë kur ekonomia përballet me presione globale. Kur drejtësia sociale ende nuk arrin çdo familje. Kur të rinjtë shpesh kërkojnë shansin jashtë vendit. Kur mosbesimi, ndarjet dhe zhgënjimet e copëtojnë indin e shoqërisë sonë. Por pikërisht në këto kohë të vështira dëshmohet forca e një populli. Tregohet kush jemi – jo me emra, por me karakter. Jo me deklarata, por me vepra”, tha ai.
Vllahët, me rezistencën e tyre, janë shembull se si ruhet identiteti pa e mbyllur zemrën. Shembull se si duhet Maqedonia pa e harruar veçantinë e vet. Shembull se si jetohet në bashkëjetesë dhe jo në ndarje.
“Ka ardhur koha që të gjithë së bashku – maqedonas, shqiptarë, turq, romë, serbë, vllehë dhe boshnjakë – ta hedhim hapin e radhës. Të krijojmë një shoqëri që jo vetëm që flet për barazi, por që e jeton atë. Të ndërtojmë një shtet në të cilin çdo qytetar – pa dallim gjuhe, feje apo përkatësie etnike – do të ndihet në vendin e vet”, theksoi Mickoski.
Marrëveshja me Britaninë e Madhe javën e ardhshme në procedurë parlamentare
Marrëveshja e nënshkruar me Mbretërinë e Bashkuar javën e ardhshme do të jetë në procedurë parlamentare dhe do të jetë publike për të gjithë, bëri të ditur sonte deputeti Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.
Stojanovski për lajmet qendrore të televizionit “Sitell” tha se gjithçka do të jetë publike dhe transparente.
“Kjo marrëveshje nuk do të jetë si marrëveshjet që janë bërë në katër sy, por gjithçka do të jetë publike dhe transparente, çdo milimetër dhe çdo shkronjë e asaj marrëveshje dhe atyre që do të vijojnë në të ardhmen do t’i prezantohen publikisht opinionit dhe do t’i dorëzohen Qeverisë dhe Parlamentit, sepse mendojmë se publiku e meriton këtë. Nuk kemi asgjë për të fshehur në marrëveshjet”, tha Stojanoski.
Marrëveshja u nënshkrua dje në Londër nga ana e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe ministrit britanik të Ekonomisë dhe eksportit Geret Tomas. Fondet e siguruara nga kjo marrëveshje do të përdoren për projekte infrastrukturore në hekurudha, shëndetësi dhe arsim.
Para nënshkrimit të marrëveshjes, Qeveria e Maqedonisë miratoi tekstin e Marrëveshjes pasi kryeministri Hristijan Mickoski dhe homologu i tij britanik Kir Starmer në Samitin e komunitetit politik evropian në Tiranë arritën pajtueshmëri për partneritet strategjik.
Opozita doli me vërejtje në lidhje me mungesën e transparencës mbi marrëveshjen për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar.
Qeveria e vrau Marrëveshjen e Ohrit! Koha për një marrëveshje të re
Nga Lirim DULLOVI
Për më pak se një vit, u demontua plotësisht Marrëveshja e Ohrit. U godit gjuha shqipe. U hoq përfaqësimi i drejtë. U shemb çdo grimcë barazie që ishte ndërtuar me mund për 23 vjet, aty-këtu, me shumë sakrifica.
E gjithë kjo po ndodh në një heshtje të plotë të faktorit ndërkombëtar. BE dhe SHBA e shohin. E dinë. Por nuk reagojnë.
Madje, nuk shqetësohen as nga politikat diskriminuese të Qeverisë ndaj fëmijëve shqiptarë.
Në fshatin Nerovë të Krushevës, një komunë ku mbi 90% e objekteve janë pa leje, Komuna dhe Qeveria po pengojnë ndërtimin e një shkolle shqipe – të financuar me vetëfinancim nga banorët.
Arsyetimi? “Pa leje”. Ligji, papritmas, zbatohet vetëm aty ku janë shqiptarët.
Për këtë heshtin komitët autoktonë të VLEN-it pranë partisë amë – VMRO. Por, ajo që vërtet habit është sjellja e gjithë atyre burrave të Frontit Evropian.
Sillen si të hutuar. Thirren ende në një marrëveshje që kjo Qeveri tashmë e ka fshirë nga realiteti politik dhe institucional.
E vërteta është kjo: Marrëveshja e Ohrit është anuluar. Në mënyrë të njëanshme. Nga të gjitha partitë maqedonase — me ndihmën e komitëve të VLEN-it dhe përkrahjen e heshtur të partnerëve ndërkombëtarë.
Kjo Qeveri po e çon vendin drejt një përplasjeje të re ndëretnike. Sepse, është iluzore të mendohet se ky dominim i gjithanshëm i maqedonasve ndaj shqiptarëve – 54% kundrejt 30% – mund të zgjasë pafundësisht.
A nuk është koha për një marrëveshje të re? Për një format të ri të bashkëjetesës politike mes dy popujve? Për një platformë të re gjithëpërfshirëse shqiptare?
Po, është koha. Dhe koha nuk pret më.
Por, këtë duhet ta kërkojë i pari Ali Ahmeti – si lider i Frontit Evropian. Ai duhet të dalë publikisht dhe ta konstatojë hapur realitetin e ri: Marrëveshja e Ohrit është shkelur. Është zhbërë. Jo nga shqiptarët. Por nga të tjerët.
Me miratimin e heshtur të përfaqësuesve të SHBA-së dhe BE-së në Maqedoni!
(Autori është gazetar dhe botues i gazetës KOHA)
Taravari për pozitën e shqiptarëve në institucione: Nuk jemi mirë, nuk dukemi mirë, nuk e sollëm ndryshimin
Në mbledhje me strukturat partiake në Kumanovë, Arben Taravari tha mes tjerash se shqiptarët nuk janë në gjendje të mirë nëpër institucionet e vendit.
Ai tha se pas zgjedhjeve të 11 majit nuk mund të themi me krenari se e sollëm ndryshimin.
”Vitin e kaluar në 2024 ne e thamë se do ta sjellim ndryshimin dhe ajo ndodhi. Por tash pas njëmbëdhjetë mujave pas zgjedheve të 11 majit, ne nuk mund të themi me krenari se e sollëm ndryshimin. Nëqoftëse shkoni në spitale, në doganë, në ndërmarrje publike, dhe nëqoftëse i pyetni çdo shqiptar të punësuar, a jeni sot më mirë apo ishit para 11 majit. Çfarë duhej të bënim ne, kishim dy opsione, të rrinim aty.të dëgjonim. Por se pfarë do ti thonim qytetarëve para zgjedhjeve locale, se çfarë pune u kemi kryer atyre, çfarë iu ndihmuam bizneseve shqiptare, çfarë i ndihmuam shqiptarëve nëpër institucione. Prandaj jam në komunikim me popullin, dhe nuk jemi mirë, nuk dukemi mirë.Unë për vete isha ministër i drejtësisëm dhe nëse do të nisesha nga vetja duhej të rrija aty, të klnaqesha në kolltukun e ministrit’’, theksoi Arben Taravari. (koha.mk)
Taravari: I shkrova Arben Fetait por ai nuk e thirri Kuvendin e partisë
Kryetari i Alencës për Shqiptarët Arben Taravari ka mbledhur në Kumanovë strukturën partiake për të zgjdhur Shefin e Shtabit Zgjedhor e partisë. Taravari para fillimit të mbledhjes tha se i ka shkruar kryetarit të Kuvendit Arben Fetait që të thërrasë mbledhjene Kuvendit por që nuk e ka bë një gjë të tillë.
Lldhur me shkarimin e mundshëm të kretarit të kuvendit Arben Fetai nuk tha asgjë paraprakisht se diçka e tillë do të ndodhë.
Lidhur me largimin e deputetes Mimoza Musa Taravari tha se fare nuk është mërzitur duke shtuar se gjithksuh ka bindjen e vetë.
Të paktën 60 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Të paktën 60 njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, njoftoi të premten Ministria e Shëndetësisë në enklavën palestineze.
Izraeli është duke e vazhduar ofensivën e tij ushtarake dhe deri tani ka lejuar ndihmë minimale të hyjë në territorin palestinez.
Dhjetë njerëz u vranë në qytetin jugor Han Junis, katër në qytetin qendror Deir al-Balah dhe nëntë në kampin e refugjatëve Xhabalia në veri, sipas spitaleve Nasser, Al-Aqsa dhe Al-Ahli, ku u sollën trupat.
Izraeli po përballet me kritika të shtuara ndërkombëtare për ofensivën dhe me trysni për të lejuar ndihma humanitare në Gazë, për shkak të krizës së madhe të urisë.
Gaza ka qenë nën bllokadën izraelite për gati tre muaj, dhe ekspertët paralajmërojnë se shumë nga 2 milionë banorët e saj janë në rrezik të madh urie të skajshme.
Edhe Shtetet e Bashkuara, mbështetësit më të mëdhenj të Izraelit, kanë shprehur shqetësime për krizën e urisë.
Sulmet që vazhduan deri në mëngjesin e së premtes erdhën një ditë pasi tanket dhe dronët izraelitë sulmuan një spital në Gazën veriore, duke shkaktuar zjarre dhe dëme të mëdha, thanë zyrtarët palestinezë të enjten.
Izraeli ka bërë të ditur se do t’i vazhdojë sulmet derisa Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – t’i lirojë të gjithë 58 pengjet izraelite të mbetura dhe të çarmatoset.
Më pak se gjysma e pengjeve që ndodhen ende në Gazë besohet se janë gjallë.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të mërkurën se Izraeli do të ishte i hapur për armëpushim të përkohshëm për ta mundësuar kthimin e pengjeve izraelite nga Gaza.
Por, ai tha se, nëse ato nuk kthehen, Izraeli do ta vazhdojë fushatën ushtarake për ta marrë kontrollin e plotë të Gazës.
Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 59 pengje mbeten në Gaza, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur.
Prej atëherë, lufta e Izraelit i ka vrarë më shumë se 53.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.(REL)
Mickoski: Ulja e tarifave doganore është kërkesë e komunitetit të biznesit
Ulja e tarifave doganore është kërkesë e komunitetit të biznesit dhe kjo nuk është harmonizuar me dekada, deklaroi sonte kryeministri Hristijan Mickoski.
Ai theksoi se do të nivelizohen 50 për qind e tarifave doganore dhe do të vlejnë nga 1 korriku, derisa ulja e dytë do të jetë nga 1 janari 2026.
“Këto janë taksa doganore, taksa parafiskale të cilat kanë për qëllim rritjen e prodhimit vendas dhe ndihmën në eksportin e kompanive prodhuese vendase dhe janë të harmonizuara me ato evropiane, gjë që është shumë e rëndësishme. Pesëdhjetë për qind e tarifave aktuale doganore do të nivelizohen dhe do të vlejnë nga 1 korriku, ndërsa pesëdhjetë për qind tjera nga 1 janari 2026”, ka thënë Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në Teatrin kombëtar të Maqedonisë para fillimit të Akademisë solemne me rastin e 23 majit – Ditës kombëtare të vllahëve.
Në pyetjen e gazetarëve mbi paralajmërimin e presidentit Donald Tramp se do të vendosë tarifë prej 50 për qind ndaj BE-së dhe nëse kjo mund të paraqesë kërcënim për ekonominë e vendit, “kryeministri pret që ne të jemi ndër vendet me tarifat më të ulëta”.
“Shkalla jonë e taksës për momentin është 10 për qind me SHBA-në. Me këtë harmonizim vendosim një normë tarifore prej 0 për qind për produktet dhe shërbimet që vijnë nga SHBA, kështu që pres që e gjithë kjo të njihet. Tashmë jemi në bisedime serioze me administratën e presidentit Tramp. Kam folur disa herë me Sekretarin amerikan të shtetit për ekonomi, Hauard Lutnik. Mendoj se do të jemi mes atyre vendeve që do të kenë ndër normat më të ulëta pasi të nënshkruhet ajo marrëveshje”, ka thënë Mickoski.