Prodhuesi amerikan i aeroplanëve Boing dhuron një milion dollarë për ceremoninë e inaugurimit të Donald Trampit si president i SHBA-së, deklaroi zëdhënësi i kompanisë.
Një numër i madh i kompanive amerikane, duke përfshirë Xheneral Motors, Ford, Majkrosoft dhe Meta, gjithashtu japin donacione për ngjarjen e 20 janarit.
Deri më tani Boing ka dhuruar një milion dollarë për tre inaugurimet e fundit të presidentëve, duke përfshirë edhe inaugurimin e parë të Trampit në vitin 2017.
Në vitin 2016, Trampi mori premtim nga Boing se shpenzimet për zhvillim të aeroplanit të ri presidencial, Er Fors Uan, nuk do të tejkalojnë katër miliardë dollarë. Që atëherë, kompania humbi mbi dy miliardë dollarë nga programi dukshëm i shtyrë për dërgesë të dy aeroplanëve të rinj presidencial nga gjenerata e ardhshme.
Boing është gjithashtu nën kontroll më të afërt nga Drejtoria Federale për Aviacion, një vit pasi pllaka e madhe e derës së aeroplanit 737 MAX 9 u prish gjatë fluturimit. Më vonë ishte konfirmuar se aksidenti është shkaktuar për shkak të mungesës së katër bulonave.
Tetorin e kaluar Administrata Federale për Aviacion publikoi revizion të ri të Boing. Kandidati për sekretar për transport të Trampit, Shon Dafi, muajin e kaluar deklaroi se dëshiron të kujdeset që Boing të prodhojë aeroplanë të sigurt.