E premte, 4 Tetor, 2024
17.8 C
Skopje

Bora e bën të pakalueshme rrugën për në Brezë, kërkohet rregullimi i rrugës

Kështu duket rruga për në fshatin Brezë të Karadakut të Shkupit. E pakalueshme sa herë ka pak më tepër të reshura të borës.

Gjatë rrugës takuam përgjegjësin e shkollës fillore të Brezës Emrush Aliu, i për “TV21” tha se nëse ndokush sëmuret gjatë një moti të këtillë, nuk ka shanse për ta çuar në spital. Thotë se kanë kërkuar nga institucionet që t’ua rregullojnë rrugën e cila lidhë fshatin Brezë me Likovën, por nuk është bërë gjë.

“Bëj apel të gjitha institucioneve shtetërore të na ndihmojnë njëherë e përgjithmonë që të na e rregullojnë rrugën që të jetë e kalueshme sepse këtu në këtë fshat banojnë banorët edhe dimrit edhe verës. Kemi raste kur edhe dikush mund të sëmuret për një injeksion ai mund edhe të vdesë, sepse rruga p.sh. sot ka ra borë e pastron, pas dy tre ditëve kjo mbushet përsëri. Nëse e rregullojnë rrugën prej fshatit Brezë që lidhet me Likovën ajo nuk bllokohet asnjëherë”, pohoi Emrush Aliu, përgjegjës i sh.f “Mihail Grameno”.

5 ditë të javës qëndrojnë në këtë ambient ku në të njëjtin vend mbajnë gjërat e tyre personale, gatuajnë dhe flenë.

Nga Komuna e Çuçer Sandevës na thanë se rrugët për në këtë fshat po pastrohen dhe se po bëjnë përpjekje për ta rregulluar rrugën tjetër.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm