E shtunë, 25 Janar, 2025
1.8 C
Skopje

Boris Johnson ngushëllon familjen e Astrit Deharit

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson në adresimin e tij para deputetëve në Kuvendin e Kosovës ka shrpehur ngushëllime për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

“Do ta shfrytëzoj rastin që ta ngushëllojë familjen e Astrit Deharit për vdekjen e tij në burg. Do ta jap këtë mesazh në frymën e një miqësie të fortë në mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

Johnson ka kërkuar që të ketë hetim të pavarur, të detajuar dhe transparent për vdekjen e të riut Dehari.

Ministri britanik do të qëndrojë gjatë ditës së sotme për vizitë zyrtare në Kosovë, e më pas do të shkojë edhe në Serbi.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm