Synimet e krijuesve të botës serbe do të realizoheshin duke ndarë Bosnjë-Hercegovinën dhe duke shtypur konceptin e shtetit civil, qoftë edhe në imagjinatë, ndërsa Mali i Zi me ridefinimin kushtetues fillimisht duhet shndërruar në shtet të popujve konstituiv dhe pastaj duhet filluar procesin e deterritorializimit. Gjithçka në përputhje me logjikën mitomane të korrigjimit të padrejtësive historike. Ballkan i hapur ose i mbyllur – krejt njësoj. Kur duhet dalë para qytetarëve me pranimin se Kosova de facto është e humbur, kthimi i Malit të Zi në prehrin serb mund të vijë si penicilinë
Nga Nevena KOVAÇEVIQ
Përveç optimistëve të përjetshëm, vështirë se edhe dikë tjetër e kanë befasuar rezultatet e zgjedhjeve në Serbi. Shkurt, fitoren e korri diktatori në duart e të cilit janë pushteti dhe kapitali – financiar, teknik, njerëzor. I ndihmoi opozita bukur e çorientuar me vlera të ndryshme, por edhe bashkësia e pavendosur ndërkombëtare, pjesë të së cilës, përkundër qëndrimeve të qarta për politikat e dëmshme të pushtetit aktual, ende nuk përpiqen të hyjnë në një lloj konfrontimi me Aleksandër Vuçiqin. Se në ç’masë është shtrembëruar gjendja e vetëdijes së qytetareve dhe qytetarëve të Serbisë nga veprimi i makinerisë mediatike pro regjimit, këtë e tregon më së miri fakti se një përqindje e caktuar e konsideron krejtësisht të pranueshëm teoricienin e komplotit Branimir Nestoroviq dhe idetë e tij mesjetare. Nuk janë befasi as aktivitetet e jashtëligjshme edhe sipas shembujve të shteteve të rajonit të një praktike të mirëprovuar.
Kur në Mal të Zi u sollën aktivistë si argatë në betejat për Budvën, Nikshiqin, Podgoricën, kur sjellja masive e votuesve u tentua të mbulohet me fikjen e kamerave në pikat kufitare, mbizotëroi heshtja, krahas ndonjë arsyetimi me sintagmën e zakonshme – e çfarë bëri PDS-ja.
Dhe kur Vuçiqi rrotullon pallaskën dhe e zhvendos lojën në oborrin e vet, atëherë fjala është për ndikim të jashtëligjshëm dhe vjedhje zgjedhore. Një fushatë shprehimisht agresive, e shoqëruar me presione të shumta, është produkt i pasigurisë, madje edhe në mesin e zgjedhësve të tu. Edhe pse është evidente një rënie, sidomos në Beograd, e mbështetjes për Partinë Progresive Serbe, fillimi i fundit të sundimit diktatorial të Vuçiqit duket si një proces i largët, i gjatë dhe i mundimshëm. Fokusi i pushtetit i pjesës radikalisht të djathtë të opozitës në çështjet rajonale nuk ishte i rastësishëm, para së gjithash për faktin se paralelisht u zhvilluan fushata zgjedhore dhe ajo për censusin. Paralajmërimet në heshtje për aneksimin e shteteve të pavarura i përkasin së shkuarës. Plani për të forcuar “botën serbe” kaherë u bë publik, me spotin-karikaturë të Milosh Vuçeviqit dhe pjesës tjetër të grupit të mbledhur rreth së njëjtës ide, por edhe me kritikimin nga ana e Vuçiqit të qeverisë së mëparshme, e cila nuk e “ruajti” Malin e Zi.
Synimet e krijuesve të botës serbe do të realizoheshin duke ndarë Bosnjë-Hercegovinën dhe duke shtypur konceptin e shtetit civil, qoftë edhe në imagjinatë, ndërsa Mali i Zi me ridefinimin kushtetues fillimisht duhet shndërruar në shtet të popujve konstituiv dhe pastaj duhet filluar procesin e deterritorializimit. Gjithçka në përputhje me logjikën mitomane të korrigjimit të padrejtësive historike. Ballkan i hapur ose i mbyllur – nuk ka rëndësi.
Kur duhet dalë para qytetarëve me pranimin se Kosova de facto është e humbur, kthimi i Malit të Zi në prehrin serb mund të vijë si penicilinë. Për hir të së vërtetës, epilogu i zgjedhjeve nuk do të ishte më i favorshëm për rajonin as edhe me opozitën e bashkuar, pjesa e djathtë radikale e së cilës nuk pajtohet me Vuçiqin vetëm për mënyrën e mbrojtjes së Kosovës, por qoftë edhe një mirazh i demokratizimit do të zgjonte shpresën për të hyrë në ujëra më të qeta rajonale. Prania e kryeparlamentarit Andrija Mandiq në selinë e SNS-së, fare pranë Aleksandër Vuçiqit, fatkeqësisht nuk është befasuese. Mandiqi, siç dëgjuam nga bashkëluftëtarët e tij gjatë sesionit parlamentar, e festoi fitoren e Vuçiqit në cilësinë e mikut, duke shkelur në mënyrë të paskrupullt integritetin e institucionit që ai përfaqëson, me minimin direkt të sovranitetin shtetëror. Shumë shpejt, nga grupi i vogël i ekstremistëve lokalë raportojnë para Milica Zavetnicës, erdhëm në fazën në të cilën vojvoda çetknik nga posti drejtues i parlamentit, ia hap paturpësisht dyert e dhomës më të lartë legjislative centralit të nacionalizmit serbomadh.
Prapëseprapë, problemi më i madh i Malit të Zi nuk është Andrija Mandiq, por ata që i japin legjitimitet, duke aminuar në heshtje nënshtrimin prej skllavi para botës serbe. Edhe vetë presidenti i shtetit, i cili me fjalorin e njohur relativizues, turpërimin e shtetit nga ana e Mandiqit e quan thjesht një mesazh të keq, kohë më parë u përkul para Vuçiqit me përunjësi duke preferuar Ballkanin e Hapur. Dy nga tre personat kyç në shtet, pra, veprojnë në të njëjtin sfond, duke punuar për realizimin e Beogradit zyrtar, shumicën parlamentare, por edhe përfaqësuesit e Qeverisë, ashiqare nuk u intereson.
Askush nga evropianët e vetëshpallur nuk u kujtua të shtrojë pyetjen – nëse njeriu që me mosrespektimin kaq të turpshëm të funksionit degradon pushtetin legjislativ duhet të mbajë postin e kryetarit të Kuvendit. Më herët Milatoviq, dje Mandiq, kurse nesër dikush tjetër. Statistët që do t’i duartrokisnin me përulësi “botës serbe” janë e vetmja që nuk i mungon shumicës së sapoformuar. E, si po duket vilajeti i errët i botës serbe në praktikë, e pamë këtë në fotografitë nga kremtja. Prandaj, duhet të mendojmë më seriozisht për strategjitë më të forta mbrojtëse, të bazuara në parimet e mbrojtjes së shtetit sovran dhe qytetar, në vend të lojërave politiko-kalkulante të kudondodhura. Koncepti qytetar i shoqërisë, i kundërt me atë që po na ofrojnë duke na futur në baltën e botës serbe, mund të ruhet ekskluzivisht me veprim qytetar, kurse fraza nga titulli do të ndryshojë në “Botë serbe, natën e mirë”!