E mërkurë, 19 Mars, 2025
-3.2 C
Skopje

BPV me shkallë prej 3,2 për qind në tremujorin e katërt të vitit të kaluar

Shkalla e rritjes së bruto-prodhimit vendor (BPV) në shtet në tremujorin e katërt të vitit të kaluar është 3,2 për qind, kumtoi sot Enti shtetëror i statistikave (ESHS).

Në tremujorin e katërt të vitit 2024, rritje më e madhe është vërejtur në sektorët Ndërtimtari prej 13,2 për qind dhe Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike; Veprimtari administrative dhe ndihmëse shërbyese prej 10,6 për qind.

Konsumi përfundimtar i amvisërive, përfshirë institucionet jofitimprurëse të cilët u shërbejnë amvisërive, në tremujorin e katërt të vitit 2024, në mënyrë nominale rritet për 6 për iqnd, ndërsa pjesëmarrja e tij në strukturën e bruto prodhimit vendor është 66,1 për qind.

Në periudhën e njejtë, eksporti i mallrave dhe shërbimeve në mënyrë nominale është pakësuar për 3,1 për qind, ndërsa importi i mallrave dhe shërbimeve shënoi rritje në sshumë nomunale prej dy për qind.

Vitin e kaluar, në tremujorin e parë BPV ishte 1,2 për qind, në tremujorin e dytë 2,3 për qind, ndërsa në të tretin 3 për qind.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm