Pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Adolescence” në Netflix, kompania prodhuese e Brad Pitt, Plan B Entertainment, është në bisedime të hershme për mundësin e realizimit të sezonit të dytë të serisë. Krijuesit e serisë, Dede Gardner dhe Jeremy Kleiner, kanë diskutuar me regjisorin Philip Barantini për “versionin e ardhshëm” të shfaqjes, e cila u shfaq dhe u krijua nga Stephen Graham.
Seria ka arritur të jetë një hit i madh, duke grumbulluar 114.5 milionë shikime në një muaj dhe është renditur në vendin e katërt në listën e Netflix për seritë më të popullarizuara në gjuhën angleze.Krijuesit janë të lumtur që ky tregim “i vogël dhe lokal” ka ndikuar në të gjithë botën. “Adolescence” u bë shpejt shfaqja më e diskutuar, pas publikimit të saj më 13 mars, kjo pasi që afro 17 milionë shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar kanë abonime në Netflix.
Shfaqja mori reagime nga kritikët dhe shikuesit për historinë e saj të fuqishme, që ndjek një djalë 13-vjeçar i cili arrestohet me dyshimin për vrasjen e një vajze, me dramatizimin që bëhet edhe më intensiv për shkak të xhirimit të çdo episodi në një kuadër të vetëm. Seriali gjithashtu ka shtyrë para një bisedë kombëtare mbi ndikimin e mediave sociale dhe influencuesve të “manosphere”.