Këngëtarja me famë botërore, Birtney Spears, ka mohuar thashetheme se po punon për një album të ri.
“Vetëm që të jem e qartë se shumica e lajmeve janë plehra!! Ata vazhdojnë të thonë se po u drejtohem njerëzve të rastësishëm për të bërë një album të ri … Nuk do të kthehem kurrë në industrinë e muzikës!!”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.
Ndërkohë ajo ka shkruar këngë vetëm për artistë të tjerë.
Albumi i fundit i 42 vjeçes ishte “Glory” të cilin e publikoi ne vitin 2016 dhe që atëherë nuk ka bërë më asnjë projekt muzikor.
Ajo ka shkruar se pavarësisht një bashkëpunimi të kohëve të fundit me një nga heronjtë e saj muzikorë, yllin, Elton John, nuk po planifikon të bëjë asgjë.
“Shtyrja përpara në karrierën time muzikore nuk është fokusi im për momentin. Është koha që unë të mos jem dikush që të tjerët e duan. Është koha për të gjetur veten”, ka thënë ajo.