Italia e Luciano Spallettit është e re dhe ambicioze. Pas një Kampionati Europian objektivisht të keq, ka dëshirë të madhe për shëlbim. “Po flasim për këtë kombëtare dhe djemtë që janë të rinj, por tashmë kanë treguar diçka të rëndësishme, – komentoi Gigi Buffon. – Në fakt, për mendimin tim, nga pikëpamja njerëzore dhe me eksperiencat që kanë jetuar janë shumë më të fortë. Fagioli dhe Tonali kanë përjetuar momente të vështira, por po bëhen sërish protagonistë”.
Menaxheri i kombëtares italiane fokusohet tek ekipi i Spallettit dhe projekti që po merr formë: “Dy djemtë janë më të fortë se më parë, kjo vetëm sa mund ta rrisë nivelin e ekipit tonë. Paraqitjet e para e kanë konfirmuar këtë lloj pritshmërie, siç iu thashë. Sot Italia pret paraqitje të këtij kalibri”.
Italia e Spallettit në Ligën e Kombeve, në ndeshjet e tetorit “përqafon” Daniel Maldinin, i cili do të ketë mundësinë të vazhdojë historinë e familjes me ngjyrat blu: “Në futboll, ashtu si në jetë, ka histori të pabesueshme sportive. Besoj se Danieli e ka merituar gjithë këtë, sepse në dy apo tri vitet e fundit ka treguar se është një lojtar me cilësi, që nuk janë lehtësisht të identifikueshme. Ai ka treguar rritje të jashtëzakonshme”.