Trajneri i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, ka publikuar listën e lojtarëve, që do t’i ketë “nën armë” për kualifikuesen e radhës. Madje, trajneri Albert Bunjaki mendon se Turqia është në presion, para sfidës së 12 nëntorit. “Pres një ndeshje me intensitet të lartë. 20 minutat e para do të kenë një domethënie shumë të madhe, – tha Bunjaki në konferencën për shtyp. – Turqit e dinë se një gabim i vogël kundër nesh bën që t’i humbin shanset për në Botëror. Pikërisht, prej kësaj janë në presion.
Jam i kënaqur me lojtarët në aspektin fizik, pasi shumica prej tyre po luajnë në skuadrat e tyre. Formacionin do ta vendos një ditë para ndeshjes, sepse duhet t’i shikoj lojtarët se si koordinohen e përshtaten në stërvitje. Në ndeshjet e fundit ka pasur lojtarë, që asnjëherë nuk kanë luajtur mes veti.”
Sa i përket listës, bie në sy mungesa e Hekuran Kryeziut, i pezulluar një ndeshje, pasi ka marrë dy kartonë të verdhë. Emrat e rinj, që grumbullohen për herë të parë, janë dy ish-kuqezinj: Mërgim Vojvoda dhe Fidan Aliti.

Ja lista e lojtarëve të Kosovës për ndeshjen kualifikuese në Turqi:
Portierë: Samir Ujkani, Adis Nurkovic, Bledar Hajdini Mbrojtës: Mërgim Vojvoda, Benjamin Kololli, Fanol Perdedaj, Leart Paqarada, Alban Pnishi, Amir Rrahmani, Avni Pepa, Fidan Aliti Mesfushorë: Herolind Shala, Alban Meha, Eroll Zejnullahu, Enis Alushi, Valon Berisha, Milot Rashica, Arber Zeneli, Bernard Berisha. Sulmues: Albert Bunjaku dhe Vedat Muriqi (Telesport)