Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave i ka hapur rrugën Kuvendit për të miratuar projektligjin për “Burgjet e hapura”.
Me propozimin e Nasip Naços, një i burgosur që vuan dënimin në burgjet e sigurisë së lartë në Shqipëri dhe ka kryer 2/3 e dënimit, mund të kalojë në një institucion të sigurisë së zakonshme pa qenë nevoja që të shkojë në gjykatë, por vetëm me kërkesë të drejtorit të burgut.
o ashtu në draft parashikohet që të dënuarve që u ka mbetur më pak se 2. 6 vite burg për të vuajtur mund ta kryejnë dënimin jashtë qelive, me mbikëqyrje të perimetrit minimal të sigurisë, me kushtin që të sigurojnë një kontratë të rregullt pune.
Këtë projektligj, KQZ e cilësoi si elektoral, por KAS është shprehur se nuk është i tillë.
“Nuk shkel parimet e Kodit Zgjedhor. Të burgosurit nuk përfitojnë prej atij ligji financiarisht”, thuhet në vendimin e KAS. (CNA)