Hulumtimet tregojnë se bashkëshortët mund të jenë një burim i konsiderueshëm stresi për gratë, ndonjëherë edhe më shumë se fëmijët e tyre. Një sondazh i kryer nga Today me nga mbi 7000 nëna zbuloo se niveli mesatar i stresit të raportuar ishte 8.5 nga 10, në 46% të të anketuarve duke treguar se burrat e tyre u shkaktonin më shumë stres sesa fëmijët e tyre.
Stresorët kryesorë përfshinin mungesën e ndihmës nga bashkëshortët në detyrat prindërore dhe shtëpiake, duke bërë që shumë gra të ndihen të mbingarkuara nga dyfishi i përgjegjësisë së punës dhe jetës në shtëpi.
Studime të mëtejshme, si ato nga Universiteti i Padovas, sugjerojnë se ky çekuilibër stresi mund të ketë efekte afatgjata shëndetësore. Kur burrat humbasin gratë e tyre, shëndeti i tyre tenton të përkeqësohet, ndërsa gratë e veja shpesh përjetojnë përmirësim të shëndetit dhe ulje të stresit, duke theksuar pabarazinë në mbështetje midis partnerëve.