Në Nepal poliandria është pjesë e një tradite që respektohet prej vitesh. Poliandria do të thotë një martesë e përbërë nga një grua dhe disa burra dhe është ende aktive sot në fisin Lama në Nepal. Kjo lidhje martesore lejohet edhe me ligj.
Kjo lloj martese është veçanërisht e popullarizuar në fiset e veriut dhe verilindjes së Nepalit, ku ka pak tokë dhe vëllezërit nuk duan të ndahen kur të martohen. Prandaj, ishte e natyrshme që ata të kishin një grua dhe që të gjithë të qëndronin e të jetonin në të njëjtën shtëpi ose pasuri.
Kjo traditë e ka origjinën më shumë se 28 shekuj më parë. Në epin e lashtë indian “Mahabbarata”, princesha Draupadi u përpoq të kërkonte një burrë nga perëndia Shiva. Heroina iu drejtua hyjnisë pesë herë dhe ai e dëgjoi atë pesë herë, kështu që e shpërbleu me 5 burra. Kjo traditë është ruajtur në Nepal për shekuj me radhë. Burrat bëjnë të gjithë punën që është menduar për gratë.
Njëri punon në arë, tjetri thur qilima dhe shporta për shitje, i treti i shet të gjitha në treg, i katërti drejton shtëpinë, i pesti kujdeset për fëmijët dhe i gjashti shkon në punë për të ushqyer familjen. Ndërkaq, gruaja duhet të jetë e bukur. I takon asaj të veshë bizhuteri prej bruz dhe koral, të cilat simbolizojnë mirëqenien dhe paqen në familje. Një grua duhet të jetë e lumtur dhe e kënaqur dhe kjo është e rëndësishme për burrat e asaj familjeje. Martesat nuk janë bërë me dashuri.
Shpesh vëllai i madh zgjedh gruan e tij dhe më pas e ndan atë me vëllezërit më të vegjël. Vëllai i madh përcakton dinamikën e marrëdhënieve intime dhe gruaja është e detyruar të kënaqë secilin vëlla dhe t’i lindë secilit nga një fëmijë. Vëllai i madh ua shpërndan pronën të gjithë vëllezërve.
Gjithashtu edhe babai i vëllezërve lejohet të flejë me nusen dhe këtë të drejtë e shfrytëzon. Nëse vëllezërit e tjerë nuk janë në moshë madhore, gruaja i merr nën krahun e saj dhe i rrit deri në moshën madhore, duke zëvendësuar nënën e tyre. Megjithatë, gruaja ka të drejtë të divorcohet nëse burri i saj është i paaftë, por rrallëherë e bëjnë këtë, sepse humb statusin e tyre në shoqëri.
Një nga avantazhet kryesore të kësaj martese është pasuria. Familje të tilla janë disa herë më të pasura se ato standarde. Nëse njëri nga vëllezërit vendos të ndahet, pasuria ndahet në mënyrë të barabartë, që do të thotë se gjithçka që ka fituar familja vazhdon të rritet.
Burrat nuk kanë dëshirë të jenë kryefamiljarë, është e rëndësishme që ata të kenë një shtëpi të sigurt. Të gjithë fëmijët janë të tyre dhe trashëgimtarë të pjesëve të barabarta të pasurisë.